Një person në Prishtinë digjet brenda shtëpisë që u kaplua nga flakët

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në Prishtinë.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit, policia ka marrë informatën për një zjarr në rrugën “Musine Kokolari” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Me të dalë në vendin e ngjarjes dhe pas lokalizimi të zjarrit, aty është gjetur një shtetas i huaj pa shenja jete, brenda objektit të përfshirë nga zjarri.Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, tha Borovci.Lajmi.net do iu mbajë të informuar lidhur me rastin.