Një person i vrarë dhe një i plagosur në Repë të Podujevës

Një persona është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Repë të Podujevës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se rreth orës 13:00, Policia ka marrë një informatë që në fshatin Repë ka pasur të shtëna me armë, ku menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore, ndërsa është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent.

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent.  Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Krasniqi.