Një person i veshur si polic vret 16 persona

Një sulm i armatosur ka ndodhur në Kanada në rajonin Nova Scotia.

Personi i veshur si polic ka vrarë 16 persona.

Ky sulm është më i rëndi në historinë moderne të këtij shteti.

Disa trupa të pajetë u gjetën brenda dhe jashtë një shtëpie në qytezën e vogël rurale, Portapique.

Policia njoftoi se shtëpive iu ishte vënë zjarri.

Trupat të pajetë u gjetën edhe në vende të tjera dhe në mesin e të vdekurve ishte edhe një polic.

Sulmuesi është identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, është vrarë gjatë përballjes së armatosur me policinë.

Autoritetet besojnë se ai mund t’i ketë vënë në shënjestër viktimat e para para se të vazhdonte me sulme të tjera.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e cilësoi këtë sulm si situatë të tmerrshme gjatë konferencës për gazetarë në Otavë.

Sulmet masive janë të rralla në këtë shtet.

Ligjet për kontrollin e armëve janë shumë më të rrepta se në Shtetet e Bashkuara, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Ky ishte sulmi masiv më i rëndë në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues i kishte vrarë 15 gra në Montreal.

Në një sulm tjetër në vitin 2018 ishin vrarë 10 persona, ndërsa më 2017 gjashtë persona.