Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 415 e lu’ftës

Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë veriun e Gazës, duke vrarë të paktën 11 persona në tre sulme, ndërsa luftimet mes forcave izraelite dhe luftëtarëve palestinezë po zhvillohen në Beit Lahiya.

OKB-ja ka shprehur shqetësimin për gjendjen e vështirë të 450,000 palestinezëve të zhvendosur që jetojnë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet në Khan Younis, Deir el-Balah dhe Rafah, pasi stuhitë e dimrit bëjnë kërdi në territorin e shkatërruar nga lufta.

Times of Israel po raporton se kabineti izraelit do të miratojë një armëpushim me Hezbollahun nga frika se SHBA mund të ndëshkojë aleatin e saj me një rezolutë në KS të OKB-së.

Në Izrael, policia tha se një sulm me raketë i Hezbollahut ka plagosur tre persona, duke përfshirë një grua 70-vjeçare, dhe ka shkaktuar dëme në ndërtesa dhe automjete në qytetin e Nahariya.

Në Siri, dy civilë u vranë pasi forcat izraelite bombarduan disa ura në qytetin e Qusayr pranë kufirit me Libanin.