Sulmi i Izraelit në Gaza ka vazhduar gjatë natës, duke përfshirë kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të enklavës palestineze, ku një sulm në një shtëpi ka vrarë të paktën pesë persona.
Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar gjithashtu një tendë ku strehohen palestinezët e zhvendosur në zonën al-Mawasi të Gazës jugore, duke vrarë një grua dhe vajzën e saj, ndërsa dy persona janë vrarë gjithashtu në një sulm në një shtëpi në qendër të Deir el-Balah.
Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët që të evakuojnë menjëherë fshatrat Taybeh, Aadshit al-Qusayr dhe Deir Siriane në Libanin jugor, ndërsa përgatiten për sulme ndaj objektivave të Hezbollahut.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka cilësuar si “të egër” vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e urdhër-arrestit për kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant.
Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për Palestinën, e ka përshëndetur masën, duke i quajtur urdhrat një “moment të rrallë euforie” që nga fillimi i konfliktit.