Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 375 e lu’ftës

Dhjetë anëtarë të familjes Abu Taamiya ishin në mesin e 61 personave të vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të martën.

Avionët luftarakë izraelitë vazhdojnë të bombardojnë Libanin, duke vrarë 10 persona në qytetin e Qana dhe pesë persona, duke përfshirë tre fëmijë, në qytetin e Riyaq.

Më shumë se 25 për qind e Libanit tani është nën urdhrat e evakuimit ushtarak të Izraelit, thotë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të spitalit al-Awda në kampin e refugjatëve Jabalia paralajmëroi se sulmi i Izraelit në veri të Rripit të Gazës është përshkallëzuar në një “nivel të tmerrshëm mizorie”.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin i kanë thënë Izraelit se duhet të ndërmarrë hapa në 30 ditët e ardhshme për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza për të shmangur veprimet ligjore që përfshijnë ndihmën ushtarake të SHBA.