Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Palestinë

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Palestinë

Pavarësisht dënimit ndërkombëtar, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmi shkatërrues i Izraelit në Gaza ishte “vetëm fillimi” dhe se forca ushtarake do të vazhdojë derisa robërit të lirohen.

Policia izraelite shpërndau me forcë demonstruesit në Jerusalem, të cilët kërkonin një marrëveshje për lirimin e robërve të mbajtur nga Hamasi dhe protestonin kundër rifillimit të luftës së Izraelit në Gaza, raportojnë mediat izraelite.

Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan tha se Izraeli ishte në “iluzion” të mendonte se mund të ndryshonte armëpushimin e Gazës duke përshkallëzuar sulmet, duke shtuar se veprimet e Izraelit “do të krijojnë më shumë destabilitet në rajon”.

Zëdhënësi i Houthi-ve, Yahya Saree, thotë se grupi me bazë në Jemen hodhi dy raketa balistike në bazën izraelite Nevatim në përgjigje të sulmeve të reja të Izraelit në Gaza.

SHBA ka nisur sulme të reja ajrore ndaj objektivave Houthive në Jemen, duke goditur qytetin e Saada, sipas mediave lokale.

Sulmi i befasishëm i Izraelit në Gaza vrau të paktën 174 fëmijë palestinezë të martën, duke shkaktuar “një nga numrat më të mëdhënj të vdekjeve njëditore të fëmijëve” në historinë e enklavës, tha Mbrojtja për Fëmijët – Palestinë, një grup i të drejtave.

Amnesty International tha se bota nuk mund të qëndrojë dhe të vazhdojë të lejojë Izraelin të shkaktojë “nivele marramendëse të vdekjes dhe vuajtjeve” mbi popullin e Gazës.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i bëri thirrje Izraelit që t’i japë fund sulmeve të tij, duke thënë se BE-ja shpreh keqardhjen për përfundimin e armëpushimit dhe vrasjen e civilëve në sulmet ajrore izraelite.

Exit mobile version