Ballina Lajmet Kosovë Një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës iu gjetën në valixhe 81 boksa...

Një pasagjeri në Aeroportin e Prishtinës iu gjetën në valixhe 81 boksa me cigare pa banderola

Një pasagjeri i cili kishte arritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” iu janë gjetur në valixhe një sasi e cigareve.
Pas hapjes së valixhes nga zyrtarët doganorë, ka rezultuar se i njëjti ka gjithsej 81 boksa me cigare pa banderola.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sasia e cigareve është sekuestruar nga Dogana e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Prishtinë, Aeroporti ANP. Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro. Pas kontrollit te mëtejm dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit i janë gjet gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version