Një organizatë ruse do t’i ndihmojë serbët e Kosovës

Beograd, 22. aprila 2015. - Direktor Kancelarije za Kosovo i Metohiju Marko Djuric govori na konferenciji za novinare na kojoj je predstavio Izvestaj o napretku dijaloga Beograda i Pristine. FOTO TANJUG/ MARKO DJOKOVIC/ bk

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovë, Marko Gjuriq dhe përfaqësuesi për Ballkanin i organizatës joqeveritare “Misioni humanitar rus”, Branimir Neshiq, nënshkruan sot në Beograd një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e programeve humanitare dhe bamirëse.

Sipas këtij memorandumi, “Misioni humanitar rus” në bashkëpunim me Zyrën e Gjuriqit do të ndihmojnë popullin serb në Kosovë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe asistencës sociale, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.