Sot me 1 korrik hyn në fuqi ora e re policore, e cila shtyhet deri në orën 24:00.
Qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve.
Orari për muzikën nuk do të ndryshojë, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes.
Prej datës 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.
Masat që ndryshojnë nga nesër:
Ora policore shtyhet ne orën 24.00 -06:00.
Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP-së.
Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP-së. /tch