Një nxënës në Gjermani therrë për vdekje shokun e klasës

Një nxënës i shkollës se mesme pranë qytetit gjerman të Dortmundit është vrarë nga shoku i klasës, bëri të ditur policia. Sipas njoftimeve, një nxënës 15 vjeç ka therur për vdekje një 14-vjeçar.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në shkollën e përgjithshme “Käthe Kollwitz” në qytetin Lynen.

Një adoleshent është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Policia tha se po heton rastin dhe nuk dha më shumë detaje. Sipas mediave gjermane, edhe viktima, edhe i dyshuari janë shtetas gjermanë, ndërsa i fundit ka edhe pasaportë të Kazakistanit. /Rel /