Një nënë me vajzën 6-vjeçare shpëtohen pas afro 70 orëve nën rrënoja – VIDEO

Një nënë dhe vajza e saj gjashtëvjeçare janë shpëtuar gjallë nga një shtëpi e shembur në qytetin turk Kahramanmarash të enjten, pas 68 orë qëndrimi nën rrënoja, që kur tërmeti 7.8 ballë Rihter dridhi Turqinë e Sirinë të enjten.

Organziata gjermane e ndihmës “@Fire”, dhe organizata britanike e ndihmës “SARAID”, kanë thënë se nëna dhe fëmija u pikasën nën rrënoja të shtëpisë së shembull rreth orës 5 të mëngjesit të mërkurën me kohë lokale.

“Për afro 20 orë, ekipet e kërkim-shpëtimit gërmuan nëpër rrënoja. U përdorën pajisje të rënda, ndërsa synimi ishte të krijohet një tunel në mënyrë që të shpëtohet nëna dhe fëmijën”, thuhet në komunikatë.

Organizatat kanë thënë se ishte luftë me kohën pasi rrezikonin të ngriheshin nëna dhe fëmiu.

Ata u shpëtuan pas mesnatës të së enjtes, sipas organizatave.