Sipas një studimi të ri dhe gjithëpërfshirës, për shkak të rritjes së IVF dhe mbarësimit artificial, po lindin binjakë më shumë se kurrë më parë,
Që nga vitet 1980, niveli i binjakëzimit është rritur me një të tretën nga 9 në 12 për 1.000 lindje, që do të thotë se rreth 1.6 milion binjakë lindin çdo vit në të gjithë botën dhe një në çdo 42 fëmijë të lindur është binjak.
Një shkak tjetër i rritjes së numrit të binjakëve është vonesa në gratë që mbeten shtatzënë në shumë vende gjatë dekadave të fundit, pasi shanset për të pasur binjakë rriten me moshën.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se rreth 80 përqind e të gjitha lindjeve binjake në botë tani ndodhin në Azi dhe Afrikë.
Për shumicën e vendeve, përqindja e lindjeve binjake është në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve.