Një kërkesë e vjetër e përdoruesve të “WhatsApp”-it pritet të marrë zgjidhje.
“WhatsApp” po punon që të sjellë një ndryshim të madhe sa i takon bisedave në grup
“WABetainfo” thotë se ky përditësim do t’u mundësojë përdoruesve që në një bisedë grupi, t’u adresohen privatisht anëtarëve të veçantë të tyre, ndërsa anëtarët e tjerë thjesht do të njoftohen për një mesazh të ri, por nuk do të jenë në gjendje që ta lexojnë atë.
Përditësimi do t’u mundësojë përdoruesve të dërgojnë në grup një mesazh të cilin dëshirojnë që ta lexojë vetëm një person i caktuar, ose mund të zgjedhin ta lexojnë një grup i caktuar personash, pa e shpërndarë të mbarë anëtarët.
Një tjetër risi që pritet të mbërrijë në “WhatsApp” është ajo që njihet si picture-in-picture.
Ajo do t’u mundësojë përdoruesve që në momentin kur shikojnë një video ta lëvizin atë në kënd të ekranit të smartfonit.