Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim, Millosh Delleviq i arrestuar si i dyshuar për sulmin në kanalit e Ibër- Lepencit të premten.
Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij pas përfundimit të seancës gjyqësore që u mbajt të dielën, raporton Tëvë1.
Policia ka njoftuar të shtunën se tetë persona janë arrestuar për këtë rast si dhe ka konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake.
Masa e paraburgimit është konfirmuar për Tëvë1 edhe Mirlind Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore.