Ballina Artikuj Një minutë deri në xhennet

Një minutë deri në xhennet

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Një minutë fluturon aq shpejtë dhe pa kthim, për këtë duhet shikuar sa minuta, orë, ditë, muaj, por ndoshta edhe vjet i kemi humbur pa dobi dhe ku të kemi fat e mos të pyetemi për këto, përkundrazi, ndoshta mu për shkak të këtyre edhe të dënohemi. Për këtë, duhet përpjekur të shfrytëzojmë çdo minutë të jetës sonë në bërjen e veprave të mira.

Dr. Aid el-Karni na këshillon çfarë mund të bëjmë për një minutë duke iu afruar kështu Xhennetit.

Për një minutë mund të bëhen aq të mira si leximi i ajeteve të Kuranit, ndërsa ajetet përbëhen nga dhjetra shkronja (harfe), ndërsa secila shkronjë vlen dhjetë vepra të mira (hasenat). Kështu që rezultati të jetë mbi 100 vepra të mira.

“Subhanall-llahi ve bihamdihi” mund të thuash 100 herë në minutë, ndërsa kush thotë “Subhanall-llahi ve bihamdihi” 100 herë, do t’i falen mëkatet qofshin sa shkuma e detit. (Buhariu dhe Muslimi)

Për një minutë, mund ta lexojmë El-Fatihanë në vete 7 herë, ndërsa në një Fatiha të lexuar ka më shumë se 1400 vepra të mira (harf – vepër e mirë).

Për një minutë mund të thuash “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir” 20 herë, ndërsa ke shpërblim sikur t’i kesh liruar 8 robër nga pasardhësit e Ismailit (hadith).

Leximi i kaptinës El-Ihlas 20 herë në minutë vlen sikur të kesh lexuar tërë Kuranin 7 herë (ngase kaptina Ihlas vlen sa një e treta e Kuranit).

Nëse e lexon për çdo ditë në çdo minutë kaptinën El-Ihlas 20 herë, për një muaj do ta lexosh 600 herë, për një vjet 7200 herë e që vlen si ta lexosh Kuranin 2400 herë.

Sikur për çdo ditë i shkruan pesë rreshta për një muaj i shkruan dhjetë faqe, për një vjet 120 faqe, për dhjetë vjet 1200 faqe që bëjnë një libër përafërsisht sa numri i faqeve të Ibn Kethirit.

Në një minutë mund të biesh salavat mbi Pejgamberin a.s. 50 herë (duke thënë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), kështu që Allahu xh.sh. bie salavat mbi ty 500 herë.

Për një minutë mund t’i falësh dy rekat nafile, për një vjet janë më shumë se 700 rekat, nga dy sexhde për çdo rekat d.m.th. Allahut i bie në sexhde më shumë se 1400 herë. Në sahihun e Muslimit qëndron: “Nuk i bën sexhde Allahut, e që me të nuk ngritesh për një shkallë dhe me të fshihet një vepër e keqe.”

Allahu Ekber, sa dobi humbasin? Sa vepra të mira i lëshojmë? Sa minuta të vlefshme na kalojnë në përgojim dhe në thashetheme?

Ja, kjo është tërheqja e vëmendjes për vlerën e një minute të jetës sonë. Për një minutë mund të arrish kënaqësinë e Allahut, mund të falen mëkatet tua, mund të shënohen në librin tënd aq shumë vepra të mira. Mundesh për një minutë të shkruash, lexosh, rritësh dhe forcosh diturinë tënde, por vetëm nevojitet dëshira e fortë për punë.

Vetëm për një minutë mund ta zgjatësh jetën tënde, furnizimin tënd, t’i pasurosh mendimet tua, diturinë tënde dhe veprat tua të mira.

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version