Milkshake, apo përzierja e frutave me qumësht përmes mikserit elektrik është një trend i njohur për personat që janë dashamirë të shëndetit dhe peshës ideale poashtu.
Duke ditur vetitë ushqyese të qumështit dhe kombinimin e tij me shumë ushqime, Milkshake-t janë superushqyese dhe të shijshme njëkohësisht.
Ja një recetë nga e cila do të qëndroni energjik gjatë gjithë ditën, e posaqërisht nëse num mund të merrni pushim nga puna gjatë Muajit të Shenjtë.
Përbërësit:
10 kokrra hurma (pa farë)
1 filxhan qumësht
3 lugë gjelle tërshërë
1 lugë mjaltë (Sipas dëshirës)
Përgatitja: Hidhni hurmat në gjysmë filxhani qumësht, derisa të zbuten për 30 minuta. Piei tërshërën në një tigan që nuk ngjit, derisa të marrë ngjyrë të karramelizuar. Pasi të ftohet tërshëra, përziejini në blender hurmat me tërshërën, e më pas shtojini qumështin. Shërbejeni të ftohtë, dhe sipas shijes e ëmbëlsoni me mjaltë. Ju bëftë shnetë! /Mesazhi/