Tik-tokeri i famshëm çek, Kamil Bartoszek, i njohur më mirë me pseudonimin e tij Kazma, ka bërë një veprim të rrallë human.
Ai u ka dhuruar kalimtarëve të çastit një milion dollarë të cilat i ka hedhur nga një helikopter në ajër.
Për ngjarjen e bamirësisë në shkallë të gjerë, ai mori me qira një helikopter. Mijëra njerëz u mblodhën në një fushë pranë qytetit të Lysa nad Labem.
Mbi fushë, ku qëndronin mijëra njerëz, kartëmonedhat u shpërndanë dhe mbuluan tokën ndësa qytetarët mbushnin qeset me dollarë.
Gjithçka zgjati më pak se një orë.