Ky është një mesazh për ty nga vëllai yt i cili ka kaluar të njëjtën përvojë para teje, prandaj dua t’i rikujtoj me thënien: Lexojeni historinë, sepse në të ka mësime, ka humbur një popull që nuk i di ndodhitë.
Në Egjipt, disa islamistë u mërzitën me presidentin Muhamed Mursi, sepse ai nuk luftoi korrupsionin dhe nuk zbatoi ligjin e Sheriatit aq shpejt sa ata donin, disa prej tyre u mërzitën me të sepse nuk morën pozitat që donin, dhe disa prej tyre kishin ankesa të vërteta që Mursi nuk ishte në gjendje t’i zgjidhte, dhe se sigurisht ka edhe gabime nga ana e presidentit, Mursi – pavarësisht nëse ai është i justifikuar për këtë apo jo –
Pikërisht kjo është ajo për të cilën investoi Abdel-Fattah Sisi, duke i bindur disa nga këta islamistëë se ai është më i prirur për fenë dhe Sheriatin sesa Mursi, dhe se mbijetesa e Mursit në pushtet është një shtrembërim i fesë, andaj përmbysja e tij është e nevojshme për të mbrojtur reputacionin e Islamit dhe që njerëzit të mos e urrejnë fenë.
Kjo është arsyeja pse këta islamistë morën vendimin të qëndrojnë përkrah Sisit në një moment përcaktues dhe tani njëri prej tyre nuk kërkon asgjë më shumë se të rrijë gjallë jashtë burgut dhe të mbajë punën e tij në të cilën ndodhet e të mos e humbasë atë. !
Gjithashtu në Sudan, tradhtia themelore ndodhi nga ana e disa islamistëve në Sudan, të cilët ishin të pakënaqur me Omar Al-Beshir-in, sigurisht se Beshir-i nuk ishte pa gabime dhe kishte probleme, por ai kishte fe, dhe ai dha shumë ndihma për lëvizjet e rezistencës në Palestinë dhe Sudani ishte një strehë për ata që iknin nga ferri i Sisit të Egjiptit dhe nga ferri i Besharit të Sirisë.
Por këta islamistë kontribuuan në këtë grusht shtet ushtarak kundër Beshirit, dhe ata sollën në pushtet komunistët, gjatë sundimit të të cilëve të gjitha problemet e Sudanit u shtuan, kolapsi i ekonomisë u rrit, shkalla e korrupsionit u ngrit dhe Sudani u bë një teatër nga ndikimi i të huajve. Ari i Sudanit u plaçkit nga Rusia, Emiratet dhe të tjerët, dhe mbi të gjitha mbyllën bamirësitë dhe qendrat për mësimin përmendësh të Kuranit, shumë kolegje të Sheriatit dhe shumë gjëra të tjera, hapën marrëdhëniet me Izraelin, mbyllën institucionet që mbështetnin Palestinën dhe i hoqën shtetësinë palestinezëve që e morën atë gjatë epokës së Omar Beshirit.
Vëllezërit e mi në Turqi..
Njeriu i shëndoshë nuk kërkon strehim nga zjarri me zjarr dhe njeriu i shëndoshë nuk ikën nga dhelpra për t’u hedhur në kthetrat e luanit.. Çfarëdo problemi të Erdoganit që shihni apo që armiqtë ua paraqesin të ekzagjeruar, ju e dini shumë mirë që Kemal Kilicidaroglu nuk është alternativa më e mirë. As në çështjet e jetës e as në ato të fesë.
Dhe mbani mend se si ishte Turqia njëzet vjet më parë. Një person që ka humbur kujtesën nuk mund të marrë një vendim të shëndoshë. Po edhe një komb që ka humbur kujtesën nuk mundet të marr një vendim të arsyeshëm.
Mos thuaj: Ne kemi një demokraci në të cilën ne mund ta ndryshojmë Kemal Kilicidaroglun nëse ai nuk bën asgjë. E ka thënë një popull para jush, por ata u bënë humbës në të!!
Në Egjipt, ata mendonin se Sisi do të largohej nga pushteti dhe thoshin, “Sheshi Tahrir ekziston.” Në Sudan, ata mendonin se vendi do të shkonte në zgjedhje me rezultate të garantuara për ta, dhe ata vazhdonin t’i prisnin duke uruar veten e tyre dhe duke shpresuar, por ato që shpresuan, kurrë nuk erdhën dhe vendi arriti deri në këtë fazë që është….
Nëse Erdogan shkon, nuk do të keni demokraci!
Perëndimi ishte në konflikt me Bashkimin Sovjetik dhe donte që Turqia të ishte pjesë e tij, ndaj i imponoi një sistem demokratik me zgjedhje dhe alternim pushteti. por nëse zgjedhjet erdhën në një mënyrë që perëndimi nuk donte, ushtria lëvizte për të kryer një grusht shteti ushtarak. Përsëri, për të riorganizuar pushtetin politik që ky rezultat të mos përsëritej.. Ushtria po tërhiqej sepse kërkohej që Turqia të jetë në varësi të Perëndimit në sistemin e tij.
Ne në botën arabe nuk kishim nevojë për këtë, pasi ajo e mbështeti qartë dhe pa hezitim diktaturën e shëmtuar.
Tani Bashkimi Sovjetik ka humbur, dhe Perëndimi nuk ka më nevojë për Turqinë. Nëse Erdogan bie tani, demokracia ka rënë me të.
Disa prej jush mund të mendojnë se populli turk është i ndryshëm nga popujt arabë.. Kjo nuk është e vërtetë, dhe uroj që ta zbuloni këtë para se të jetë tepër vonë.. Ne në botën arabe gjithashtu mendonim se njerëzit e secilit vend pati një përvojë unike, edhe pse të gjitha fatet u bënë të njëjta.
Arabët ju kanë zili për ekzistencën e një sistemi demokratik dhe ekzistencën e një lideri si Erdogani.. Ata pyesin se si një lider që i bëri të gjitha këto për popullin e tij po hynte në balotazh… Nëse Erdogan kandidonte në një vend arab, ai do t’i fshinte të gjithë.. Por fatkeqësisht ne nuk kemi një demokraci si kjo që keni ju! Mos e ndërroni bekimin e Zotit me mosbesim.
Dhe dije se zgjedhja jote nuk të prek vetëm ty. Përkundrazi, ajo prek të gjithë kombin. Nëse Kemal Kilicidaroglu dhe mbështetësit e tij do të ishin në gjendje të merrnin kontrollin e shtetit, dëmi nuk do të ishte specifik për ju, por përkundrazi do të ishte specifike për shumë myslimanë në shumë vende, duke përfshirë Palestinën, Libinë, Katarin, Azerbajxhanin e të tjerë, dhe mes tyre myslimanët në Turkestanin Lindor dhe Birmaninë, madje edhe pakicat myslimane në Evropë dhe Amerikë.
Kjo është përgjegjësi e madhe ndaj së cilës do të pyetesh para Zotit… Në asnjë çast nuk mund të krahasohet me problemet që shihni tek Erdogani.
Allahu ju dhëntë suksese në mirësi e udhëzim.
Shkruar nga: Muhamed Ilhami