Një mënyrë e thjeshtë si të lironi vetë këmbët nga toksinat

Disa qese të vogla shëruese, që vendosen poshtë thembrave kanë qenë popullore në Japoni për qindra vjet. Efektet e tyre duket të jenë po aq pozitive sa akupunktura, gjë që i bën njerëzit të ndihen më energjik.

Si rezultat, ata mund të përmirësojnë sistemin nervor dhe shëndetin e përgjithshëm. Siç thotë Dr. Dietrich Klinghardt i Akademisë Amerikane të terapisë nervore, këto qeska nën këmbë kanë një efekt psikologjik. Prandaj, ato nxisin metabolizmin, i cili në fund ndihmon në detoksifikimin e qelizave të veshkave, të mëlçisë dhe të gjakut.

Shumë njerëz kanë më shumë energji, flenë më mirë dhe zhvillojnë mendime pozitive duke aplikuar këto “ngjitëse” (ndryshe njihen si “pads”).

Për më tepër, pads mund të jenë të dobishme për lehtësimin e migrenës dhe dhimbje kronike. Si të tilla, ato mund të jenë shumë të dobishme për të gjithë sistemin.

Për të hequr qafe të gjitha toksinat në trupin tuaj, këtu është receta sesi ju mund ti bëni vetë këto qeska. Ato janë të thjeshta, të lehta dhe të shpejta për t’u përdorur.

Përbërësit

1 thelpi hudhër e grirë imët

¼ filxhanit me uthull molle

¼ e një qepe të grirë

Udhëzime

Në një tigan shto uthullën dhe lëre të ziejë. Sapo të fillojë të shfaqen flluska shtoni hudhrat dhe qepën dhe lëreni në zjarr për 10 minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet tërësisht për rreth 20 minuta.

Merrni disa garza dhe i lyeni nga kjo masa. Shtrydhini nga lëngu dhe i vendosni nën këmbë. Vishni çorape dhe shkoni për të fjetur. Ndajeni këtë post me familjen dhe miqtë./Mesazhi/