“Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.
Njerëzit që kalojnë mëngjesin, hanë më shumë gjatë ditës”, thotë Emily Banes, eksperte e dietës në Qendrën Mjekësore Northwest Houston. Por, këtë gabim e kemi bërë të gjithë të paktën disa herë gjatë jetës sonë, raste të ndodhura për një sërë arsyesh.
Disa persona nuk konsumojnë vaktin e mëngjesit sepse e konsiderojnë atë si një vakt që iu shton oreksin dhe peshën. Një tjetër dilemë për personat që konsumojnë mëngjes është një mëngjes i lehtë apo i rëndë në kalori.
Keni dëgjuar jo në pak raste që t’ju thonë “mos e lini stomakun kurrë bosh, një frut ose një fetë bukë të mban gjithë ditën energjik”.
Por, nga ritmi i ditës dhe për shkak se ora ikën shumë shpejt në mëngjes, ne dalim me stomakun bosh, gjë që nutricionistët ndërkombëtarë e quajnë gabimin e parë të ditës.
Në gazetat botërore gjen artikuj ku thuhet se mëngjeset nuk janë të domosdoshëm, por nutricionistët këtë fakt e hedhin poshtë./tch