Një maune me fotografinë e Vladimir Putinit lëviz rrugëve të Pejës

Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është parë sot në Pejë.

Lexues të portalit lajmi.net kanë dërguar në redaksinë tonë një video, teksa kjo maune shihet duke lëvizur nëpër rrugët e Pejës.

Ndërkohë, nuk dihet se nga ka hyrë kjo maune në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kohës ku është incizuar kjo lëvizje, aty afër nuk janë parë vetura të policisë.

Një akt i tillë nga qytetarët mund të konsiderohet si provokim i hapur teksa dihet qëndrimi i shtetit rus karshi Kosovës, si dhe përkrahja që ky shtet i jep vazhdimisht Serbisë në  fushatën kundër Kosovës.