Një markë ruse makinash ka prezantuar një version luksoz të limuzinës 300-milionë dollarëshe të Vladimir Putinit.
Mjeti Aurus, i shfaqur për herë të parë në Ekspozitën e Makinave në Moskë, quhet Senat dhe ka për qëllim që të tërheqë oligarkët rusë, të cilët për momentin blejnë Rolls-Royce.
Limuzina është antiplumb dhe nuk dëmtohet as nga eksplozivët, sipas markës që e ka prodhuar.
Mësohet se kjo makinë është realizuar sipas udhëzimeve të Putinit.