Pikërisht për shkak të ATT Facebook u detyrua të rindërtonte tërë mekanizmat e reklamimit me një infrastrukturë të re.
Një hetim i The Financial Times gjeti se Snapchat, Facebook, Twitter dhe YouTube kanë humbur afro 9.85 miliardë dollarë të ardhura pasi Apple ndryshoi praktikat e saj të privatësisë.
Vitin e kaluar Apple prezantoi politikën e re App Tracking Transparency (ATT) që kërkon aplikacioneve të marrin leje nga përdoruesit për gjurmimin e të dhënave të tyre. Politika hyri në fuqi në Prill duke bllokuar aplikacionet nga gjurmimi i përdoruesve.
Facebook ishte një prej zërave më kritikë ndaj lëvizjes së Apple dhe tani po e kuptojmë pse. Sipas raportit Facebook ka humbur më shumë se asnjë krahasuar me platformat e tjera për shkak të përmasave të rrjetit social.
Politika e re e Apple do të detyrojë platformat rivale të bëhen më kreativë me mënyrat e reklamimit. Mbase dhe mund të detyrojë kompanitë të fokusohen më shumë në Android sesa të investojnë në biznesin e Apple.
Pikërisht për shkak të ATT Facebook u detyrua të rindërtonte tërë mekanizmat e reklamimit me një infrastrukturë të re. /PCWorld