Një letër nga një avokate për gratë që kërkojnë divorc

Unë, si avokate, nuk jam këtu për të ndërtuar një ligj sipas dëshirës suaj personale. Detyra ime është të përkushtohem dhe të bëj maksimumin për rastin tuaj, në mënyrë që të kryej detyrën time siç duhet. Por, kam disa fjalë për gratë:

Nëse do të kishe duruar me burrin tënd aq sa duron me avokatin tënd, mbase nuk do të arrije në gjykatë.

Nëse çdo grua do të vishej bukur në shtëpi, ashtu si vishet për në gjykatë, dhe do të përkujdeset për veten dhe martesën e saj aq sa kujdeset për çështjet ligjore, është e sigurt që burri i saj nuk do të shikonte askënd tjetër.

Nëse do ta trajtoje burrin tënd me të njëjtën mirësjellje që trajton sekretarin e gjyqit apo gjykatësin kur të qortojnë, dhe ti përmbahemi qetësisë, madje ndonjëherë edhe duke u shtirur. Po, shtihesh, sepse edhe pse ndihesh e zemëruar dhe e lënduar, flet me ta me edukatë dhe buzëqesh – edhe nëse është një buzëqeshje false, vetëm për të arritur qëllimin tënd.

Nëse ky do të ishte reagimi yt kur burri yt të zemëron, ai do të përpiqej të mos të zemëronte më dhe do të përpiqej të të kënaqte me çdo kusht.

Nëse do të kishe duruar problemet në shtëpi, njësoj siç duron rrugën e gjatë deri në gjykatë dhe pritjen për seancën e radhës, me të njëjtën urtësi dhe qetësi, me siguri problemet do të zgjidheshin.

Të duruarit e vështirësive në shtëpi është shumë më e lehtë sesa t’i durosh ato në gjykatë. Dhe sjellja e mirë ndaj burrit në shtëpi nuk është hipokrizi, siç është sjellja e mirë në gjykatë për interesat e tua.

Mos harro momentin kur gjyqtari hyn në sallën e gjyqit: ti dhe të gjithë të pranishmit heshtni menjëherë. Fikni celularin tuaj, pa asnjë kundërshtim, sepse është urdhër i prerë.

Por kur burri yt të kërkon të lësh telefonin dhe të kujdesesh për shtëpinë, fëmijët dhe përgjegjësitë familjare, ti zemërohesh dhe e bën jetën të tij të padurueshme, vetëm sepse të kërkoi vëmendje për detyrat familjare – ato për të cilat je aty, jo për telefonin, aplikacionet dhe shoqet.

Qëllimi i këtyre fjalëve është ky: Të kemi më shumë durim për veten dhe shtëpinë tonë, sesa për gjykatat. Familjet tona janë amanet mbi supet tona.

Përshtatje nga Arabishtja

Jasir Krasniqi