Ballina Sport Futboll Një lajm i mirë për gjithë skuadrat që duan transferimin e Messit

Një lajm i mirë për gjithë skuadrat që duan transferimin e Messit

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona po duket shumë i mundshëm.

Argjentinasi, ditën e martë ka njoftuar Barcelonën për dëshirën e tij për t’u larguar, diçka që ka ardhur si “shok” për gjithë tifozët e futbollit.

Barcelona, që tani ka një trajner të ri me ardhjen e Ronald Koeman, duhet të pajtohet me vullnetin e Lionel Messit, por do të provojë të fitojë sa më shumë nga largimi i më madh që ka njohur ndonjëherë futbolli.

Sipas medieve në Spanjë, klubet që dëshirojnë të transferojnë Messin nuk janë të detyruara të përmbushin klauzolën e tij prej 700 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Kjo shumë e madhe është shmangur, me vendimin e Messit për t’u larguar në fund të sezonit 2019/2020.

Barcelona ende mund të kërkojë një tarifë për largimin e Lionel Messit, por do të duhet të pranojnë një çmim shumë më të vogël sesa klauzola e tyre origjinale.

Exit mobile version