Khaja Moinuddin nuk është një kuzhinier i zakonshëm, në fakt ai është i diplomuar në Master për Biznes dhe Administratë.
Por për cdo javë, ai gatuan ushqim në kuzhinën e tij për më shumë se 100 jetimë. Ai përgatit ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, e të cilat nuk janë të arritshme për jetimët, për shkak të kostos së lartë të jetesës.
Ai thotë se arsyeja pse ka nisur këtë udhëtim jetësor të tij, është pasi që shpreson që të ngrisë vetëdijen për nevojën që ekziston për ti ndihmuar të tjerët.
Ai bën gjithçka nga ushqimet e shijshme, si torta nga ananasi, vezë, mish deleje, pulë, dhe jackfruit. Ai madje bën lloje të ndryshme të akulloreve me banane dhe kivi. Në raste të veçanta, ai madje e bën edhe pije prej çokollate. /MESAZHI/