Një kroate në Prizren pranon islamin

Të premten pas namazit të xhumasë, në Zyrën e Bashkësisë Islame në Prizren, në prezencën e Kryetarit të BI-së, Besim ef. Berisha, shtetasja e Kroacisë pranoi Islamin, e cila pasi pranoi Islamin e ndërroi emrin nga Jonava në Amella. Këtë e ka bërë të ditur, Bashkësia Islame e Prizrenit, përmes faqes zyrtare në Facebook, ndërsa falënderon bashkëshortin e Amellas për përzgjedhjen e këtij institucioni fetar për një moment të tillë. “Falënderojmë bashkëshortin e saj, Sulltan Qylhanxhiun, që ka zgjedhë Bashkësinë Islame për ta shënuar këtë moment të jetës së tij”, thuhet në fund të këtij informacioni të pasqyruar edhe me fotografi.