Një Kosovë me Demokraci Autoktone

Albin, Myfti, Memli, Lumir, Ramush, Eman dhe Ipeshkëv, ejani ta ngrisim Kosovën në një Demokraci Kosovare Autoktone, siç kanë vepruar shtetet e ndryshme serioze. Të gjithë jemi dëshmitarë se Demokracia Angleze dallon nga ajo Amerikane, ajo Gjermane nga ajo Franceze, ajo Italiane nga ajo Rumune dhe ajo Greke nga ajo Sllovene, me një fjalë asnjë nga këto, nuk është tërësisht identike me asnjërën nga këto të tjerat.
Prandaj, edhe neve na takon ta ngrisim Demokracinë tonë Kosovare me specifikat tona… Mos u frikësoni nga Naim ef. se nuk jua kërkon që Kosovën ta bëni Iran, dhe as Ipeshkvi Gjergji nuk jua kërkon ta bëni Vatikan. Nëse jua kërkojnë betimin me rastin e inaugurimit të Presidentit dhe Kryeministrit ta bëni në Kuran dhe eventualisht në Bibël, këtë nuk do jeni të parët që do ta praktikonit në këtë nënqiell, dhe as të fundit.

Hoxhë Husamedin Abazi