Një turist kosovar nga Malisheva, është mbytur sot në Plazhin e Madh të Ulqinit, ka bërë të ditur gazeta Vijesti.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 13:00. Viktima është 33 vjeç me iinicialet M.F, sipas gazetës malazeze.
Sipas gazetës “Vijesti”, Gjykata e Lartë ka urdhëruar që trupit të pajetë t’i bëhet obduksioni.
Kreu i Administratës së Sigurisë Detare, Safet Koçan, tha për “Vijesti” se shërbimi është në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë, por që edhe kjo ndonjëherë nuk është e mjaftueshme.
“Sot, operativët tanë përtej bregut përdorën megafonët për të paralajmëruar notarët se rrymat ishin të forta dhe se duhej të qëndronin në breg. Por kot, teksa ishim duke udhëtuar në brezin e Plazhit të Madh për në Ada, të gjithë ishin në det dhe valët ishin të mëdha”, tha Kocan, duke lënë të kuptohet se turisti kosovar humbi betejën me valët e mëdha. /koha