Kompania në pronësi të Amazon tha se hetimet vazhdojnë por që nuk kishte gjetur prova që tregojnë se fjalëkalime janë vjedhur e as karta krediti dhe forma pagesash.
Twitch tha se një “gabim” shkaktoi rrjedhjen e paprecedent të informacioneve të ndjeshme online këtë javë.
Të dhënat përfshinin kodin burimor të Twitch dhe dokument së bashku me pagesat e bëra tek disa prej transmetuesve kryesorë.
Twitch thotë se sulmi u shkaktua nga një ndryshim konfigurimi në server që ekspozoi “disa të dhëna.” Ende nuk ka konfirmuar nëse ato informacione të publikuara janë të sakta.
Kompania në pronësi të Amazon tha se hetimet vazhdojnë por që nuk kishte gjetur prova që tregojnë se fjalëkalime janë vjedhur e as karta krediti dhe forma pagesash.
Shpjegimi më i thjeshtë i hakimit është se një gabim njerëzor bëri që serverët të konfigurohen në mënyrë të gabuar. E thënë thjeshtë dikush i konfiguroi serverë në mënyrë që të dhënat private të Twitch të jenë të aksesueshme nga kushdo përfshirë hakerët në këtë rast.
Disa prej të dhënave të vjedhura datojnë 3 vite më parë, prandaj ekziston mundësia që serverët të kenë qenë në atë gjendje për një periudhë kohe ose gabimi ka lënë derën hapur për pak ditë ose javë.
Hakerët vazhdimisht kërkojnë dhe skanojnë për databaza të hapura online, por mundet që dikush brenda kompanisë ti ketë lajmëruar ato. Gabime të tilla janë të kushtueshme sidomos nëse kemi të bëjmë me kompani si Twitch. /PCWorld Albanian