Threads Software Limited pretendon se juristët e Meta kanë bërë 4 përpjekje të ndryshme që prej Prillit 2023 për të blerë domainin threads.app të kompanisë së softuerit e madje i mbyllën edhe llogarinë në Facebook.
Një kompani Britanike softueri quajtur Threads Software Limited kërcënoi Meta me veprime ligjore për përdorimin e emrit Threads.
Kompania e cila thotë se ka në pronësi markën “Threads2 që prej 2012, ndërton një hub inteligjent komunikimi që përdor inteligjencës artificiale për të ndihmuar bizneset të ruajnë telefonata, e-mail-e dhe mesazhe të tjera.
Threads Software Limited pretendon se juristët e Meta kanë bërë 4 përpjekje të ndryshme që prej Prillit 2023 për të blerë domainin threads.app të kompanisë së softuerit e madje i mbyllën edhe llogarinë në Facebook.
“Çdo ofertë është refuzuar,” tha kompania. “E kemi bërë të qartë për Meta dhe Instagram se domaini nuk është në shitje. Në Korrik të 2023 Meta lançoi rrjetin social Threads dhe hoqi Threads Software Limited nga platformat në Facebook,” tha kompania.
Kompania e softuerit i dha afat 30 ditë Meta që të ndërprerë përdorimin e emrit Threads dhe se do të kërkojë urdhër nga gjykatat në Britani nëse platformat e medias sociale refuzon.
CEO i Threads Software Limited John Yardley tha se nuk është vendim i lehtë për tu përballur me Meta, por biznesi i kompanisë është në kërcënim serioz nga një prej kompanive teknologjike më të mëdha në botë.