Ajo 80 vjeçe, ai 81 vjeç.
Një karamele dhe 61 vjet së bashku.
Gjyshi yt më kërkoi të martoheshim me një karamele.
Nuk kishim asgjë, u ul në gjunjë dhe më tha:
– Tani nuk kam asgjë, vetëm një karamele, por nëse do, mund të ndërtojmë gjithçka së bashku.
– Po ti gjyshe çfarë i the?
– Hapa karamelen, e ndava përgjysmë dhe e hëngrëm. Nga ai moment, kemi ndarë gjithçka.
Kemi rënë, jemi ngritur dhe kemi ndërtuar gjithçka së bashku.
Kemi jetuar momente të vështira lodhjeje, por kemi qenë gjithmonë për njëri-tjetrin. Deri në fund.
– Kohë të tjera ato gjyshe…
– Koha nuk ndryshon mënyrën si dashuron bija ime.
Ajo që ka ndryshuar është se nuk keni më shembuj të bukur për të ndjekur.
Por brezi i ri ka frikë nga gjithçka.
Mos u martoni me frikën se nuk ia dilni të ndërtoni.
Sapo grindeni, ndaheni, sepse mendoni se mund të gjeni një më mirë. Jeni gjithmonë në kërkim të përsosmërisë, sikur kjo të ekzistonte.
Ju mungon preçizioni i realitetit, i lumturisë në gjërat e vogla.
Bëni ato shfaqjet e mëdha, unaza, dasma mijëra euro, video të ekzagjeruara propozimesh martesore, dhe pastaj humbisni momentin: atë gjënë intime që ruani së bashku, vetëm së bashku për gjithë jetën.
Kjo ju mungon.
Guximi për ta jetuar jetën dhe dashurinë për atë që që vetë dashuria është, e jo për atë që e imagjinoni.
Nga Erion Kristo