Ballina Arritje Teknologji Një javë nga debutimi Assassin’s Creed Shadows regjistron 2 milionë lojtarë

Një javë nga debutimi Assassin’s Creed Shadows regjistron 2 milionë lojtarë

Sipas Ubisoft lançimi i Shadows ka tejkaluar debutimet e AC Origins dhe Odyssey. Shadows është i disponueshëm në PS5, Xbox Series X/S, Ubisoft+, Amazon Luna, Mac dhe PC.

Assassin’s Creed Shadows gradualisht po shndërrohet në një hit për Ubisoft. Në median sociale ekipi i Assassin’s Creed tha se loja e lançuar ditën e Enjte gjer më sot ka tërhequr 2 milionë lojtarë.

Assassin’s Creed Shadows ishte menduar të debutonte në Vjeshtën e 2024 por u shty dy herë për shkak se zhvilluesit kishin nevojë për më shumë kohë për të përmirësuar lojën e cila shfaqi probleme të vogla.

Sipas Ubisoft lançimi i Shadows ka tejkaluar debutimet e AC Origins dhe Odyssey. Shadows është i disponueshëm në PS5, Xbox Series X/S, Ubisoft+, Amazon Luna, Mac dhe PC.

Gjithashtu pritet të debutojë në iPad së shpejti.

Exit mobile version