Ballina Lajmet Një i vrarë dhe dy të plagosur pranë selisë së BDI-së në...

Një i vrarë dhe dy të plagosur pranë selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël (Video)

Naip Rexhepi – Bellanoca nga rrethi i Kumanovës mësohet të jetë personi që ka ndërruar jetë në përleshjen e armatosur pranë selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, thonë burimet jozyrtare.

Sipas burimeve të njëjta, të shtënave me armë u ka paraprirë përleshje fizike.

Nga policia konfirmojnë përleshjen e armatosur por nuk japin detaje shtesë.

Përveç vdekjes në vendngjarje të Naip Rexhepit nga Kumanova, i plagosur rëndë sonte në Reçicë të Vogël ka mbetur edhe S.R. dhe F.M., që të dy nga Kumanova.

Ky i fundit, për shkak të plagëve serioze, është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit dhe mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në ndërkohë, policia tashmë ka ndaluar dy persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje.

Aktualisht, forca të mëdha policore po mbajnë në rrethim Reçicën e Vogël dhe po punojnë në kapjen e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e plotë të rastit.

https://youtu.be/bmop8oJc9i0

Exit mobile version