Një i vdekur e tre të lënduar në një vetaksident në Gjakovë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident që ka ndodhur në fshatin Vogovë të Gjakovës.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë.

Elezaj po ashtu ka njoftuar se tre të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me datën 27.04.2025, rreth orës 02:05, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vogovë – Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku dyshohet se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një person (mashkull, shtetas i Shqipërisë) ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.”, ka thënë ai.