Ballina Lajmet Kosovë Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Deçan

Një i vdekur e dy të lënduar nga aksidenti në Deçan

Një person ka humbur jetën e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të hënën në fshatin Baballoq të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, njoftoi për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në orën 18:45, ku janë përfshirë dy vetura.

Ai njoftoi se njëri prej të lënduarve është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal në Pejë.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version