Ministria Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është shënuar një rast i vdekjes dhe 352 raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5,204 testime në tërë Kosovën.
MSH-ja po ashtu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 13 persona.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1,659.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 9,590 qytetarë të Kosovës.
Numri i vaksinave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit është 487,685. Të vaksinuar me dozën e parë janë 321,537 qytetarë ndërkaq me dozën e dytë janë, 166,148 qytetarë. /koha