Studimi po realizohet nga Qendra ARC dhe kërkon që mijëra Australianë të japin informacione nga rezultatet e kërkimit në mënyrë vullnetare.
Qytetarëve Australianë po ju kërkohet të ndajnë shfletuesit e tyre të internetit me një projekt të ri hulumtimi i cili ka për qëllim të zbulojë nëse rezultatet e kërkimit të ju shfaqen njerëzve në lidhje me një temë të ndjeshme ndryshojnë në varësi të vendndodhjes së tyre.
Një prej shqetësimeve më të mëdha sot rreth personalizimit të rezultateve të kërkimit është ideja se njerëzve ju serviren rezultate të cilat përputhen me interesat dhe këndvështrimet e tyre nga politika, tek vaksinat e Covid-19.
Studimi po realizohet nga Qendra ARC dhe kërkon që mijëra Australianë të japin informacione nga rezultatet e kërkimit në mënyrë vullnetare.
Drejtuesi i kësaj qendre i cili është profesor i Universitetit Queensland të Teknologjisë, Axel Bruns, frikësoshet se profilet dhe personalizimi i krijuar nga motorët e kërkimit mund të krijojnë polarizim të shoqërisë. Projekti do të zbatohet për 1 vit me shpresën se do të tërheqë mijëra pjesëmarrësi në spektrave të larmishëm politik dhe demografik.
Njerëzit të cilët duan të marrin pjesë duhet të instalojnë një shtojcë në shfletuesin e tyre desktop e cila në mënyrë rutinore realizon kërkime në Google, Google News dhe YouTube në lidhje me tematika të ndjeshme përcaktuar nga hulumtuesit.
Rezultatet grumbullohen dhe ju dërgohen pas ekipit hulumtues. /PCWorld Albanian