Ballina Artikuj Një hoxhë që udhëtonte nga Kumanova në Mitrovicë me traktor, vetëm për...

Një hoxhë që udhëtonte nga Kumanova në Mitrovicë me traktor, vetëm për të përcjellë fjalën e Allahut.

Një hoxhë që udhëtonte nga Kumanova në Mitrovicë me traktor, vetëm për të përcjellë fjalën e Allahut.

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Ai ishte Mulla Jakup Asipi, shembulli i përkushtimit dhe sakrificës për fenë dhe dijen. Nektarin e dijes së Shamit dhe të Ezherit, ai e solli në trojet shqiptare, duke e përhapur me urtësi dhe dashuri mes popullit të tij. Ndoshta nuk e kemi takuar kurrë, nektari i tij i diturisë e bëri një mësues të shtrenjtë për ne dhe një frymëzim të pashuar për të gjithë ata që kërkojnë dijen dhe të vërtetën. Pikërisht ky shembull frymëzues na motivojë të marrim rrugën drejt Kajros dhe të studiojmë në Ezher, për të ndjekur gjurmët e tij.

Sot bëhen 19 vite nga ndarja e tij nga kjo botë, por veprat e tij të vyera vazhdojnë ta mbajnë të gjallë në zemrat dhe mendjet tona. Allahu e shpërbleftë me Firdeusin e Lartë këtë dijetar të madh e model për të gjithë!

“I ke lodhur (vënë në vështirësi) kalifët që do të vijnë pas teje.” Këto fjalë, që Aliu r.a ia tha Omerit r.a për shkak të udhëheqjes së tij me përkushtim, drejtësi dhe madhështi, i themi sot edhe për Mulla Jakupin. Hoxhallarët dhe brezat që do të vijnë pas tij do të kenë vështirësi në arritjen e standardeve të tij të larta të përkushtimit, dijes dhe shembullit të tij të pazëvendësueshëm.

Nehat Shehu

Exit mobile version