Më e afërta që fëmijët sot mund të arrijnë kur bëhet fjalë për vjedhje të makinave është një vjedhje në ndonjë lojë kompjuterike.
Por sipas policisë në Montgomery County, Maryland, një djalë 12-vjeçar duket se po luan një lojë të tillë në botën reale.
Ai akuzohet se ka hyrë në disa shitës makinash dhe ka vjedhur të paktën dy makina luksoze, shkruajnë mediat e huaja.
Autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë detaj në lidhje djaloshin, por një video nga një tregtar tregon djalin duke shëtitur nëpër dhoma të ndryshme dhe duke kërkuar një makinë në pronë.
Oficerët besojnë se djali është pas vjedhjeve në Audi Rockville, BMW të Rockville, Pristine Auto Rockville, Jaguar Bethesda dhe Lindsay Ford.
Madje ata mendojnë se ai “ka goditur” të paktën gjashtë të tjera, për momentin, të paidentifikuara.
Çfarë bie në sy është një detaj tjetër interesant. Përveç veturave, në një rast, përveçse me një makinë ai ka marrë edhe disa karamele nga salla e ekspozitës.
Gjithashtu, në një rast tjetër ai thuhet se ka marrë pak akullore nga frigoriferi.