Kryetari i grupit të përfaqësuesve të Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviç, në seancën e së martës të Kuvendit të Serbisë ka kërkuar që të pranohet rezoluta e lëvizjes së tij, rreth “mbrojtjes së Kosovës” dhe ka treguar një gur të madh, të cilin siç ka thënë e ka sjellë nga Kosova.
Ai, siç shkruajnë mediat serbe, pasi e ka ngrit gurin, ka filluar të recitojë këngën “Atdheu”.
Si pasojë, ka qenë kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviç ajo që ka kërkuar pushim dhe që guri të largohej nga aty.
“Unë nuk e kuptoj pse mundet që dikush të shqetësohet nga një gur që dje e kam sjellë nga Kosova dhe Metohija, dhe kënga në fjalë”, citohet të ketë thënë Obradoviç, shkruan Telegrafi.
Ai u ka thënë mediave serbe se gurin e ka marrë dje në Kosovë si diçka të “shenjtë” duke shtuar se “nuk është një gur i zakonshëm, por një gurë i themelit të shtetit tonë”./Mesazhi/