Një grua 37-vjeçare nga Afrika e Jugut ka thyer rekordin botëror ‘Guinness’ duke lindur dhjetë foshnje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Faqja e lajmeve ‘IOL’ raportoi se 37-vjeçarja Gosiame Thamara Sithole, banore e qytezës Tembisa në Johannesburg, solli në jetë shtatë djem dhe tre vajza përmes operacionit cezarian në një spital në Pretoria.
Teboho Tsotetsi tha se gruaja e tij po ashtu kishte binjakë të moshës 6-vjeçare. Ai tha se është i lumtur dhe emocional për këto lajme.
Raportet më parë treguan se Sithole ishte në pritje të tetë foshnjave, por dy me sa duket e humbën skanimin sepse kishin hyrë brenda tubit të gabuar.
“Jam e tronditur nga shtatzënia ime. Në fillim ishte e vështirë. Isha e sëmurë. Ishte e vështirë për mua. Akoma është e vështirë, por tani jam mësuar. Nuk e ndiej më dhimbjen, por akoma është pak e vështirë. Thjesht lutem që Zoti të më ndihmojë të lind të gjithë fëijët e mi të gjallë. Do të isha e kënaqur për këtë”, u tha Sithole më parë gazetarëve.
Në muajin maj, një grua nga Mali solli në jetë nëntë foshnje në Marok, duke thyer rekordin e mbajtur nga amerikania Nadya Suleman, e cila në vitin 2009 lindi tetë foshnje.