Një grua ka vdekur dhe dy të tjera janë lënduar në një aksident në Ranillug

Një grua ka vdekur dhe dy të tjera janë lënduar sot në një vetaksident në fshatin Domorovc-Hodonovc të Ranillugës.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se të lënduarat janë dërguar në emergjencën e spitalit të Gjilanit.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndrësa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në kordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka deklaruar ai.