Ballina Lajmet Kosovë Një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave në QKUK, Prokuroria...

Një grua akuzon mjekët për humbjen e dy foshnjave në QKUK, Prokuroria nis hetimet

Një grua shtatzënë ka raportuar se si shkak i neglizhencës së mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i ka humbur dy foshnjat e saj.

Telegrafi mëson se gruaja ka qenë në javën e 21-të të shtatzënisë, ndërsa ngjarja ka ndodhur të dielën.

E lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj prokurorie ka konfirmuar për Telegrafin se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia dy foshnjave të pajeta.

Ulaj ka deklaruar se rasti është iniciuar “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë ajo.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Exit mobile version