Një fermer kanadez duhet të paguajë më shumë se 82,000 dollarë kanadezë (56,655 euro) si dëmshpërblim pas konfuzionit të shkaktuar nga një emoji.
Chris Achter, pronar i kompanisë bujqësore Saskatcheëan Sëift Current, dërgoi një ‘emoji’ në përgjigje të një fotografie të një marrëveshjeje blerjeje liri dërguar atij nga një klient në 2021. Muaj më vonë, kur erdhi koha e dorëzimit, klienti i cili kishte bërë biznes me Achter për disa vite, nuk e kishte marrë lirin.
Kjo filloi një mosmarrëveshje mbi atë që do të thotë ‘emoji’ me gishtin lart, sipas një vendimi të gjykatës të raportuar në mediat lokale këtë javë. Klienti, South West Terminal, argumentoi se ‘emoji’ nënkupton pranimin e kushteve të kontratës, ndërsa Achter tha se ai përdori imazhin me gishtin lart vetëm për të treguar se kishte marrë kontratën, por jo për të dhënë pëlqimin.
Në gjykimin e përmbledhur, gjyqtari tha: “Jam i kënaqur në raportin e probabiliteteve që Chris e miratoi kontratën siç kishte bërë më parë, përveç kësaj here ai përdori ‘emoji’ me gishtin lart“.
“Për mendimin tim, kërkesa për nënshkrim u plotësua nga një ’emoji’ me origjinë nga Kris dhe u dërgua nga celulari i tij ,” tha gjyqtari.