Një e moshuar serbe vdes në Prishtinë, Bashkësia Islame i organizon ceremoninë e varrimit

Një qytetare e Prishtinës e nacionalitetit serb ka vdekur sot. Ajo ishte duke jetuar më Shtëpinë e Pleqve dhe nuk kishte askënd për t’i kryer ceremonitë fetare.

Këtë përgjegjësi e mori Bashkësia Islame e cila organizoi komplet ceremoninë e varrimit, duke dëshmuar edhe njëherë se harmonia dhe toleranca janë virtyte të popullit shqiptar, shkruan mesazhi.com.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste.  Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin.  Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.