Ballina Lajmet Kosovë Një doganier dhe një polic arrestohen për korrupsion

Një doganier dhe një polic arrestohen për korrupsion

Një zyrtar doganor dhe një polic janë arrestuar për korrupsion mbrëmë nga Task Forca e përbashkët Doganë-Polici.

Dy zyrtarët janë arrestuar nën dyshimin se merrnin para nga shoferët e kamionëve për t’ua lehtësuar kalimin në Pikën Kufitare Hani i Elezit.

“Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar Masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Inspektoratit të Policisë dhe Doganës së Kosovës./

Exit mobile version