Një zyrtar doganor dhe një polic janë arrestuar për korrupsion mbrëmë nga Task Forca e përbashkët Doganë-Polici.
Dy zyrtarët janë arrestuar nën dyshimin se merrnin para nga shoferët e kamionëve për t’ua lehtësuar kalimin në Pikën Kufitare Hani i Elezit.
“Të dy zyrtarët u ndaluan nën dyshimin se kishin bashkëpunuar për marrje të parave nga drejtues të kamionëve për të lehtësuar kalimet nëpër Pikën Kufitare Hani i Elezit. Dy të arrestuarit do të përballen me procedurat ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtëve me aktvendim të prokurorit u është caktuar Masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Inspektoratit të Policisë dhe Doganës së Kosovës./