Një dhomë shtëpie për stacion autobusi (Foto)

Në Devon të Anglisë do të gjeni një stacion ndryshe. Stacioni i autobusit gjendet në një fshat të vogël në Dartmoor të Walkhampton dhe objekti më parë është pre e vandalizmit nga banorët e zonës.

Dikush mendoi që ta kthente ndërtesën e ndërtuar me gurë në një vend sa më komod që të ngjante si një dhomë normale shtëpie.

Dizenjuesi anonim m ka vendosur aty një karrige të rehatshme, madje vendosi edhe tabelën e orarit të ardhjes së autobusëve.

“Nuk e di se kush e ka bërë këtë dhe nuk kam folur me ndonjë njeri që mund ta njohë dizenjuesin e stacionit të autobusit, por ai ka sjellë buzëqeshje në fytyrat e njerëzve. Është si të kesh Banksyn tonë, i cili i pelqen të bëjë disa rregullime me anë të arit”, tha një banor zone për “The Telegraph”.